Rahovec 2 Tetor 2025
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Bernjak të Rahovecit, ku një person ka humbur jetën si pasojë e përplasjes mes një veture dhe një traktori.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, rreth orës 16:20, Agim Dauti rreth 30-vjeçar duke drejtuar një veturë Mercedes 212 në aksin rrugor Rahovec–Xerxe, nuk ka mbajtur distancën e duhur derisa po lëvizte pas një traktori. Si pasojë, ai ka goditur traktorin me ngasësin Bashkim Haxhimustafa rreth 58-vjeçar, duke e përplasur për mbrojtësen e betonit dhe më pas e ka rrokullisur.
Nga goditja e fuqishme, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore. Fillimisht është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë dhe më pas në QKUK, ku pavarësisht trajtimit mjekësor, rreth orës 22:50 është konfirmuar vdekja e tij.
Në vendin e ngjarjes janë shkaktuar edhe dëme materiale në të dy automjetet. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për autopsi në IML Prishtinë, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit po vazhdojnë.

Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë