Prishtinë, 30 shtator 2025
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqdonci, ka dhënë një intervistë për transmetuesin polak TVP World, ku folur për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK’së në Hagë, ku ka theksuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër.
Maqedonci ka deklaruar se qëllimi i vërtetë i Serbisë përmes akuzave kundër drejtuesve të UÇK-së është minimi i shtetësisë së Kosovës dhe i legjitimitetit të intervenimit të NATO-s që ndali gjenocidin e ushtruar nga Serbia në Kosovë.
“Bëra të qartë se Serbia po vazhdon të mbajë qasje hegjemoniste ndaj Kosovës dhe vendeve fqinje, duke zhvilluar luftë hibride dhe duke strehuar e mosdorëzuar pjesëtarët e grupit paramilitar që tentoi aneksimin e pjesës veriore të Kosovës dhe kreu akte terroriste kundër institucioneve tona”, ka thënë Maqedonci.
Ai ka folur edhe për invazionin rus në Ukrainë, duke nënvizuar mbështetjen që Kosova i ka dhënë dhe po vazhdon t’i japë Ukrainës në luftën e saj të drejtë për liri.
“Gjithashtu theksova investimet e Qeverisë në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës dhe faktin që ushtria jonë po ndërtohet sipas standardeve të NATO-s, duke siguruar ndërveprueshmëri me aleatët dhe duke përgatitur vendin për anëtarësim në NATO”.
Në fund, Maqedonci ka thënë se Republika e Kosovës mbetet e vendosur në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian, si dhe në ruajtjen dhe forcimin e vlerave demokratike.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit