Prishtinë 29 Shtator 2025
Kosova është më e përkushtuar ndaj integrimit evropian sesa Serbia dhe Mali i Zi, ka thënë historiani serb Nikola Samarxhiq, profesor në Fakultetin e Filozofisë në Beograd, në një intervistë për portalin për mediat. Ai thekson se shtetet me shumicë myslimane si Kosova, Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina duhet të integrohen në Bashkimin Evropian, si pjesë e një shoqërie me kulturë dhe traditë kryesisht të krishterë.
“Imagjinoni nëse Mali i Zi hyn në BE! E gjithë Serbia do të ngrihet, do të thotë se është me origjinë malazeze dhe do të kërkojë pasaporta malazeze. Ashtu siç ndodhi me Kroacinë,” ka deklaruar ai.
Samarxhiq, njohës i zhvillimeve politike në rajon, vlerëson se Serbia është bërë pengesë për integrimin e Ballkanit Perëndimor, për shkak të ndikimit të saj në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi. Ai thekson se, ndryshe nga Serbia, Kosova është më e orientuar drejt Perëndimit dhe integrimeve euroatlantike.
Ndërkohë, sipas tij, Bosnja dhe Hercegovina gjendet në një moment kritik dhe duhet medoemos të ruajë integritetin e saj territorial dhe të bëhet pjesë e BE-së. “Përndryshe do të zhduket,” paralajmëron ai.
Historiani serb e sheh me shqetësim rolin e vazhdueshëm të Milorad Dodikut, për të cilin thotë se mbetet një instrument i Beogradit dhe Moskës për destabilizim. Por, sipas tij, rënia e ndikimit të Dodikut mund të krijojë potencial të ri për energji politike pro-evropiane në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ai tutje ka shtuar se për Beogradin, Dodiku shërben si një gogol, dhe është bërë edhe simbol dhe faktor i vazhdimësisë së politikës së copëtimit të dhunshëm të Jugosllavisë dhe i ndarjes së Bosnjës dhe Hercegovinës, e cila ishte parashikuar me marrëveshjen e Beogradit dhe Zagrebit të vitit 1992.
Në këtë kuadër, Samarxhiq përmend edhe rolin e Kroacisë si faktor me interes të fortë për integrimin e Bosnjës në BE, sidomos përmes përfshirjes së komunitetit kroat në strukturat evropiane.
Ai paralajmëron se ndonëse Serbia ka ekonominë më të madhe në rajon, politikat e saj aktuale po e lënë atë të izoluar. “Motori disi funksionon, por marsha shkon vetëm prapa,” vlerëson ai.
Sipas tij, vetëm përmes një angazhimi të vendosur të Bashkimit Evropian dhe përkrahjes së forcave politike të reja pro-evropiane, rajoni mund të dalë nga ndikimi rus dhe të integrohet në strukturat euroatlantike. Samarxhiq thotë se historia po përsëritet, por këtë herë mund të përfundojë ndryshe – nëse BE-ja vendos të veprojë më fuqishëm në Ballkan.

Vrasje, trajtim çnjerëzor, shkatërrim i pasurisë dhe spastrim etnik – Dosja e Prokurorisë Speciale ndaj 5 të arrestuarve për masakrën e Reçakut
Kurti: Arsimi gjithëpërfshirës është investim për një shoqëri më të drejtë
Një muaj paraburgim për 16-vjeçarin për vrasjen në Kobaj të Prizrenit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike apelon për vaksinimin e fëmijëve pas rasteve me fruth në Kosovë
Prokuroria kërkon që lënda ndaj Çedomir Aksiqit të bashkohet me atë ku akuzohet bashkë me 20 të tjerë për masakrën e Reçakut
FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta
Rritet interesimi i të rinjve për FSK, 234 aplikime për 44 vende
SHBA-ja dhe Irani nënshkruajnë memorandumin për t’i dhënë fund luftës katërmujore