Prishtinë, 27 shtator 2025
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve aktualisht është në proces të zhvillimit të dëgjimeve buxhetore me organizatat buxhetore për projektbuxhetin e vitit 2026. Sipas tyre, aprovimi i Ligjit për Buxhetin pritet të bëhet deri më 31 tetor, afat i përcaktuar edhe me ligj. Megjithatë, ngritën shqetësime që mungesa e formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, ku rrezikohet që vendi të mbetet pa buxhet për vitin e ardhshëm.
Në Ministrinë e Financave në një përgjigje për KosovaPress, thonë se projektbuxheti për vitin 2026, pritet të miratohet brenda afateve ligjore, derisa theksojnë se para lëshimit të qarkores buxhetore, janë realizuar të gjitha analizat përkatëse dhe janë zhvilluar diskutimet me organizatat buxhetore, përfshirë edhe konsultimet me nivelin komunal.
“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve aktualisht është në proces të zhvillimit të dëgjimeve buxhetore me organizatat buxhetore për projektbuxhetin e vitit 2026. Aprovimi i Ligjit për Buxhetin pritet të bëhet brenda afateve të përcaktuara me ligj. Sa i përket qarkores buxhetore, për të nuk mbahen dëgjime publike. Megjithatë, para lëshimit të saj janë realizuar analizat përkatëse, janë zhvilluar diskutime me organizatat buxhetore, është mbajtur Komisioni i Granteve për financimin komunal dhe janë zhvilluar konsultime me nivelin komunal”, thuhet në përgjigjen e tyre për KosovaPress.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit