Prishtinë 27 Shtator 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Ëadephul këtë javë ka qenë në New York.
E para e shtetit në New York ka marrë pjesë në takimin e radhës së Fondit Global për Angazhim dhe Qëndrueshmëri të Komunitetit, ku Kosova është vend partner nga viti 2017.
Tutje, Osmani në këtë takim ka riafirmuar përkushtimin e palëkundur të Kosovës për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.
“Me ftesë Ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Ëadephul, këtë javë në Neë York, mora pjesë në takimin e radhës së Fondit Global për Angazhim dhe Qëndrueshmëri të Komunitetit (GCERF) ku Kosova është vend partner nga viti 2017. Riafirmova përkushtimin e palëkundur të Kosovës për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Nga ndërtimi i sistemeve të paralajmërimit të hershëm, deri te përballja me radikalizimin online, Kosova është shndërruar në një model për rajonin – duke treguar se përmes bashkëpunimit, qëndrueshmërisë dhe vlerave të përbashkëta, edhe sfidat më të mëdha globale mund të tejkalohen”, ka shkruar presidentja.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit