Prishtinë, 27 shtator 2025
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur që nga data 1 tetor 2025 të vendosin sanksione ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), një kompani në të cilën aksionarët rusë zotërojnë një pjesë të konsiderueshme të pronësisë. Kjo vendim është pjesë e një strategjie më të gjerë të Uashingtonit për të kufizuar të ardhurat e Rusisë nga sektori energjetik për shkak të luftës në Ukrainë, si dhe për të ulur ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor.
NIS është në shumicë në pronësi të kompanive ruse: Gazprom Neft zotëron 44.9% të aksioneve, ndërsa Gazprom ka edhe 11.3% të tjera. Qeveria serbe zotëron 29.9%. Pikërisht kjo strukturë pronësie e bën kompaninë të cenueshme, pasi e vendos atë në kategorinë e kompanive nën kontrollin e Moskës.
Administrata amerikane ka miratuar disa përjashtime të përkohshme gjatë muajve të fundit, por është njoftuar se ato nuk do të jenë më të vlefshme pas tetorit. Përpjekjet për të transferuar një pjesë të pronësisë ruse nga Gazprom Neft te Gazprom nuk kanë qenë të mjaftueshme për të ndryshuar qëndrimin e Uashingtonit.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj