Prishtinë, 25 shtator 2025
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shprehur shqetësim për përpjekjet për të kufizuar konkurrencën politike dhe të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre, pas nisjes së grevës së urisë nga dy punonjës të “Organit të Përkohshëm të Kamenicës” – Ivan Ristiq dhe Ivan Petroviq – të cilët deklarojnë se janë pushuar nga puna për shkak të kandidaturës së tyre në zgjedhjet lokale që po afrojnë.
“Jemi të shqetësuar për çdo përpjekje për të kufizuar konkurrencën mes partive politike dhe për të penguar qytetarët e Kosovës që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Të gjithë qytetarët e Kosovës – pa marrë parasysh nëse janë serbë, shqiptarë apo nga ndonjë grup tjetër – pa marrë parasysh përkatësinë politike, duhet të kenë mundësinë të marrin pjesë plotësisht në jetën politike dhe qytetare të Kosovës,” thuhet në një deklaratë me shkrim të Ambasadës së SHBA-së për KoSSev.
Dy punonjësit e “Organit të Përkohshëm të Kamenicës” Ivan Ristiq dhe Ivan Petroviq, kanë tre ditë që janë në grevë urie në Ranillug, duke pohuar se janë pushuar nga puna për angazhimin e tyre politik dhe kandidaturën në zgjedhjet lokale të Kosovës, si përfaqësues të partive “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetese” dhe “Lëvizja Kombëtare Serbe”.
Grevë e tyre, ndërkohë, është shndërruar në incident për shkak të rrezikut serioz shëndetësor, pasi Ristiq, sipas raportimeve të mediave lokale, është hospitalizuar për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij.
Ristiq, për të cilin u konfirmua më herët gjatë ditës se ka sëmundje serioze të zemrës dhe pesë stente të vendosura, vazhdon të qëndrojë në protestë, ndërsa Petroviq pohon se autoritetet lokale, përfshirë edhe Listën Serbe, i injorojnë kërkesat e tyre për rikthim në punë dhe pagesën e “pagave të vjedhura”.
Ata i akuzojnë për dy standarde, duke theksuar se janë në buxhetin e “Organit të Përkohshëm” dhe janë persona që nuk jetojnë në Kosovë.
Grevistëve iu ka bërë vizitë edhe Nenad Rašiq, ish-ministër për komunitetet dhe kthimin, i cili ka treguar për represionin politik sistematik ndaj personave me mendim ndryshe dhe ka informuar për rastin Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Mbështetje grevistëve dje iu dha edhe kryetari i Lëvizjes Kombëtare Serbe, Milija Bishevac, si dhe kandidati për këshilltar në Komunën e Graçanicës, Branimir Stojanoviq.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj