Prishtinë, 25 shtator 2025
Në mbledhjen e mbajtur të mërkurën nga KQZ-ja (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve), është paraqitur raporti mbi dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës, që do të votojnë përmes postës në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Drejtori i Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala, tha se raporti përmban të gjitha të dhënat mbi numrin e zarfeve të dërguara.
“Raporti shpjegon të gjithë procesin që është zbatuar. Gjithashtu përfshin të dhëna të përgjithshme mbi numrin e zarfeve që Posta e Kosovës ka pranuar nga KQZ-ja“, deklaroi ai.
Sipas raportit, KQZ-ja ka dërguar përmes postës rreth 44.000 pako me fletëvotime për votuesit e regjistruar në disa shtete të ndryshme, ndërsa shërbimet postare ua dorëzojnë ato votuesve në adresat që kanë dhënë gjatë procesit të regjistrimit. Nga ky numër, rreth 41.879 pako janë dërguar në bashkëpunim me Postën e Kosovës, ndërsa 2.050 të tjera janë dërguar me postë të shpejtë.
Zarfi që i dërgohet votuesit përmban: fletëvotimet, një zarf për votimin e fshehtë, udhëzues me instruksione se si të plotësohen fletëvotimet dhe si të votohet me postë, një zarf kthimi dhe ngjitës (selotejp).
Gjatë votimit nga jashtë Kosovës përmes postës në zgjedhjet lokale, votuesi është i detyruar ta dërgojë pakon me fletëvotime në njërën nga kutitë postare të KQZ-së. Në shumicën e zarfeve, KQZ-ja ka shënuar paraprakisht adresën e kutisë postare në vendin ku është regjistruar votuesi, ndërsa në rastet kur kjo nuk është bërë, votuesi vetë duhet të shkruajë adresën e një prej kutive postare të KQZ-së.
Periudha e votimit me postë, e cila ka filluar më 17 shtator dhe përfundon më 11 tetor 2025, vlen për 43.933 qytetarë që janë regjistruar me sukses si votues jashtë Kosovës.
Në të njëjtën mbledhje, KQZ-ja mori vendim për akreditimin e 18.041 vëzhguesve nga 51 subjekte politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të vitit 2025.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit