Prishtinë 24 Shtator 2025
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka lavdëruar policët që morën pjesë në operacionin pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Ai theksoi se shteti i Kosovës do t’i nderojë dhe do t’i kujtojë gjithmonë për profesionalizmin dhe guximin e treguar në shërbim të vendit.
“Ju lumtë policëve të Kosovës që kanë marrë pjesë në operacionin e 24 shtatorit 2023 për mbrojtjen e territorit të Kosovës nga Serbia, gjatë sulmit kriminal me qëllime aneksuese në Banjskë. Historia e shtetit të Kosovës do t’ju nderojë dhe do t’ju kujtojë për profesionalizmin dhe guximin tuaj, si dhe për shërbimin që ia keni bërë Republikës. Lavdi heroit Afrim Bunjaku, dëshmorit të lirisë së pacenueshme të Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Kurti

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit