Ranillugë, 24 shtator 2025
Kandidatët opozitarë te Listes Serbe në Ranilluk pretendojnë se janë viktimë e presionit të Listës Serbe dhe njerëzve të saj në terren. Ata deklarojne se janë larguar nga puna nga strukturat ilegale të Serbisë vetëm pse kanë zgjedhur të garojnë me subjekte të tjera politike, jashtë kontrollit të Listës Serbe. Si shenjë proteste, dy prej tyre kanë nisur grevë urie në qendër të Ranillukut. Grevistët raportojnë tashmë për probleme shëndetësore si pasojë e protestës.
Kandidati për kryetar të Komunës së Ranillukut nga ‘Lëvizja Popullore Serbe’ Ivan Petroviq, dhe kandidati për asamble komunale nga ‘Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë’ Ivan Ristiq, kanë hyrë në ditën e dytë të grevës së urisë në qendër të Ranillukut.
Sipas tyre, largimi nga puna ka ardhur vetëm për shkak të vendimit që të mos mbështesin Listën Serbe. Sipas transparentëve qe grevistet i kanë vendosur gjatë greves, vendimin për shkarkimin e tyre e kanë marrë zyrtarët e strukturave ilegale të Serbisë, Sasha Milosheviq i njohur si “Belli”, Tanja Antiq dhe Dushan Jeviq. Ata theksojnë se ky është vazhdim i presioneve politike ndaj çdo kandidati serb që garon jashtë Listës Serbe.
Në ditën e dytë të grevës, Petroviq dhe Ristiq janë vizituar nga përfaqësues të partive opozitare serbe. Fillimisht u pa Milija Bishevac nga veriu i Kosovës, ndërsa sot grevistët i vizitoi edhe Nenad Rashiq, kryetar i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.
Grevistet kanë porositur se nuk do të heqin dorë nga greva derisa të plotësohen kërkesat e tyre. “Do ta ndërpresim në momentin kur të realizohen kërkesat tona, e ato janë kthimi në punë dhe kthimi i pagave të vjedhura për fëmijët tanë”, tha Petroviq.
Gjendja shëndetësore e Ivan Ristiqit gjatë ditës së sotme është përkeqësuar, pas çka ka reaguar ekipi i Ndihmës së Shpejtë.

Përçarja e Listës Serbe në Gracanicë: A janë të rezervuara vendet e punës në kujdesin shëndetësor për të afërmit e politikanëve nga Lista Serbe?
Bajrami: Kosova meriton më shumë nga BE-ja
Paunoviq mbron deklaratën për “spastrim etnkik” të Kosovës
Qeveria miraton nismën për aderimin e Kosovës në zonën “EU Roam Like Home”
Kurti: Formimi i institucioneve të reja është përgjegjësi e të gjitha partive politike
Haxhiu cakton 6 gushtin për seancën konstituive të Kuvendit
Mbi 1 mijë aplikantë më shumë se vitin e kaluar në Universitetin e Prishtinës
Kurti: Nga 1 tetori nis faturimi i ujit në veri
Kurti nga veriu: Asnjë kriminel nuk do të lejohet që të mbijetojë i pandëshkuar