Prishtinë, 24 shtator 2025
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, nga Sllovakia, ka folur për planet e bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.
Ai tha se tashmë është faza përfundimtare për një plan të përbashkët që pritet të konkretizohet në muajt në vijim.
“Ne jemi vetëm në fazën përfundimtare. Së bashku me ministrin Pëllumb Veliu dhe përfaqësuesin kroat e diskutuam çështjen e këtij plani dhe të tri palët jemi dakorduar që të vazhdojmë. Do të kemi edhe risi të reja në kuadër të këtij plani, të cilat do të bëhen publike në muajt në vijim, sidomos në aspektin e angazhimit për blerje të përbashkët dhe mundësisë së bashkë-investimit për prodhimin e armëve,” tha Maqedonci.
I pyetur për përfshirjen e shteteve të tjera, Maqedonci sqaroi se Bullgaria nuk është pjesë e forumit ku po zhvillohen diskutimet, por Kosova mbetet e hapur për bashkëpunime të reja.
“Në ministrialin e Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor nuk është pjesë Bullgaria, prandaj nuk kemi pasur mundësi për diskutim me ta. Ata kanë qenë prezent gjatë kohës së nënshkrimeve, por ne mbetemi të hapur jo vetëm për Bullgarinë, por edhe për vende të tjera”, shtoi Maqedonci.
Në lidhje me situatën e sigurisë në veri të Kosovës, sidomos në prag të dyvjetorit të sulmit terrorist në Banjskë, Maqedonci tha se kjo temë nuk ka munguar në tryezën e diskutimeve.
“Siguria në Ballkanin Perëndimor ka qenë ndër temat kryesore. Të gjithë aktorët pjesëmarrës u pajtuan se integrimi i vendeve të rajonit në BE është ndër mjetet më të rëndësishme për të shmangur tensionet në të ardhmen. Ne, si Kosovë, në çdo takim bilateral e theksojmë pakënaqësinë tonë për mosdorëzimin e personave që realizuan aktin terrorist në veri të vendit”, theksoi Maqedonci.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj