Hagë, 18 shtator 2025
Këshilltari ligjor i delegacionit kosovar në negociatat e Rambujesë, Paul Williams, e ka përfunduar të enjten dëshminë e tij para Gjykatës Speciale në Hagë, ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Williams, i cili nisi dëshminë të mërkurën, ishte dëshmitari i dytë i propozuar nga mbrojtja, pas ish-ndihmëssekretarit amerikan James Rubin. Gjatë paraqitjes së tij, ai ka folur për rolin e UÇK-së në procesin e paqes në Rambuje, duke ofruar kontekst politik e ligjor mbi pozicionin e palës kosovare në atë kohë.
Procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara pritet të vazhdojë të hënën, kur do të paraqitet dëshmitari i radhës, po ashtu i propozuar nga ekipi mbrojtës.

12.230 të vrarë në luftën e Kosovës, Instituti fton qytetarët të plotësojnë listën e viktimave
Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte në Zubin-Potok
Ministria e Arsimit ndan mbi 103 mijë euro për abetaret e diasporës
Haxhiu për gërmimet në Kalludër: Zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet për ndriçimin e fatit të të zhdukurve
Publikohet lista preliminare e të vrarëve dhe të zhdukurve në luftë
Prokuroria Speciale pritet të kërkojë paraburgim për dy të dyshuarit pas zbulimit të varrezës masive në Zubin-Potok
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, shtatë persona të lënduar
Haxhiu kërkon dënimin e retorikës serbe