Screenshot
Prishtinë 18 Shtator 2025
Zgjedhjet lokale të 12 tetorit në katër komunat veriore të Kosovës pritet të sjellin fitoren e Listës Serbe, raporton GazetaBlic.
Gazetari serb, Branislav Kërstiq, në një prononcim për GazetaBlic, thotë se për sa kohë që Vuçiç është në pushtet në Beograd, Lista Serbe do të fitojë gjithmonë zgjedhjet në Kosovë.
Ai thotë se për më shumë se një dekadë, serbët e Kosovës janë bërë viktima të një sistemi të ndërtuar mbi shantazhe dhe kërcënime nga autoritetet serbe.
Sipas tij, rreth 70 përqind e serbëve në Kosovë janë ekonomikisht të varur nga buxheti i Serbisë dhe për këtë arsye, pavarësisht zhgënjimit, detyrohen të votojnë për Listën Serbe.
“Fatkeqësisht, për sa kohë që Vuçiç është në pushtet në Beograd, Lista Serbe do të fitojë gjithmonë zgjedhjet në Kosovë. Për më shumë se një dekadë, serbët e Kosovës kanë qenë viktima të mekanizmave të vendosur të shantazhit dhe kërcënimeve nga Beogradi”, tha ai.
Sipas tij, rreth 70 përqind e serbëve në Kosovë janë ekonomikisht të varur nga buxheti i Serbisë dhe për këtë arsye, pavarësisht zhgënjimit, detyrohen të votojnë për Listën Serbe.
“Pas 12 vitesh, elektorati serb është i anestezuar për shkak të mbështetjes financiare dhe është fjalë për fjalë i varur nga buxheti shtetëror serb. Serbëve në Kosovë u është e qartë se Kabineti i Presidentit të Serbisë dhe Lista Serbe nuk i mbrojnë interesat e tyre, por fakti është se më shumë se 70 përqind e serbëve janë të lidhur ekzistencialisht me buxhetin e Serbisë”, u shpreh tutje.
Për fund, ai e përshkruan situatën si një “vetëvrasje politike” të serbëve të Kosovës, të cilët sipas tij, do të përjetojnë “eutanazinë politike” për shkak të zgjedhjeve të diktuara nga Beogradi dhe mbështetjes për një listë që ai e cilëson si “kriminale”.
“Trupi votues vetëvrasës i serbëve të Kosovës, në fund të fundit, do të përjetojë eutanazinë, sepse për më shumë se një dekadë, nën presionin e regjimit në Beograd, ata kanë votuar për listën kriminale serbe.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit