Prishtinë, 16 shtator 2025
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim ekipin e ISG-së nga ShBA-të, të cilët janë në vizitë të rregullt në FSK për ushtrimin në tavolinë (Top Table Exercise – TTX) për fushën e logjistikës.
Gjatë këtij takimi, Komandanti i FSK-së i uroi mirëseardhje ekipit të ISG-së dhe i njoftoi për zhvillimet dhe të arriturat e fundit tëFSK-së, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të ISG-së përgjatë viteve në të gjitha fushat e zhvillimit të FSK-së.
Gjithashtu në këtë takim është diskutuar edhe mbështetja e ISG-së në realizimin e TTXLOG dhe rëndësia e këtij ushtrimi për FSK-në. Fusha e Logjistikës si një ndër fushat kyçe për zhvillimin e FSK-së, mbetet prioritet i KOMFSK-së.
“Ekipi i ISG-së po qëndron në vizitë në FSK me rastin e TTXLOG ku ka rolin këshillues për zbatimin e procedurave logjistike në të gjitha nivelet në linjë me standardet më të larta profesionale. Ky ekip ka qenë dhe mbetet ndër akterët kyç në dhënien e këshillave profesionale për ndërtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të gjitha nivelet gjatë Planit Gjithpërfshirës të Tranzicionit, konform standardeve më të larta të ushtrive të NATO-së”, thuhet në njoftimin e FSK-së

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi