Hagë, 16 shator 2025
Në ditën e dytë të dëshmisë së tij në Hagë, ish-ndihmëssekretari amerikan, James Rubin, si dëshmitar mbrojtës i krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se për të është e pakuptimtë se si trajtohet ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili siç u shpreh Rubin, është vetëdorëzuar.
“Fakti që janë mbajtur kaq gjatë në paraburgim më shqetëson, pasi që këta janë dorëzuar vullnetarisht dhe kanë bashkëpunuar me gjykatën. Në rastin e të akuzuarit Hashim Thaçi, nuk e kuptoj pse vazhdon të jetë në paraburgim. Unë mendoj se kjo është e gabuar, kjo nuk është drejtësi. Jam takuar me ekipin e mbrojtjes në Uashington, kam kaluar pesë vite duke pritur që të nis gjykimi. Kam pyetur njerëz të fushave e juristë a është normale kjo më kanë thënë që jo, është mënyrë e pazakontë për të trajtuar një burrë shteti që është vetëdorëzuar”, deklaroi ai.

Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri