Prishtinë, 16 shtator 2025
Jellena Gjukanoviq, e akuzuar si zyrtare e OSBE-së që ka kryer spiunazh për BIA-n serbe, nuk e ka pranuar fajësinë në seancën e parë gjyqësore të mbajtur ndaj saj më 09.16.2025.
E njëjta ka deklaruar se nuk e pranon fajësinë pasi ju lexua aktakuza nga ana e Prokurorit Special, Bekim Kodraliu.
“Jo, nuk e pranoj fajësinë”- tha e akuzuara para kryetarit të trupit gjykues, Rrahman Beqiri.
Sipas PSRK-së, Zyrtarja e Programit Kombëtar në zyrat e OSBE-së, në Mitrovicën e Veriut, kishte marrë udhëzime nga Aleksandër Vllaiq, i cili kishte pranuar fajësinë për këtë vepër penale, për pasqyrimin e situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë, po ashtu ka kontribuar në krijimin e një narrative armiqësore ndaj institucioneve të sigurisë, shtetësisë dhe integritetit të Republikës së Kosovës.
Më 04.09.2025, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Jellena Gjukanoviq për veprën penale të spiunazhit.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhej se Jellena Gjukanoviq akuzohet se nga data e pacaktuar, e deri në momentin e arrestimit më 28.02.2025, në cilësinë e zyrtares të Misionit të OSBE-së në Kosovë, me vetëdije dhe me dashje ka kryer veprime të përsëritura që përbëjnë ndihmë aktive për veprimtarinë informative të një shërbimi të huaj, konkretisht të Agjencisë për Inteligjencë dhe Siguri të Republikës së Serbisë.
Jellena Gjukanoviq nga Prokuroria Speciale akuzohet se ka siguruar dhe shpërndarë dokumente dhe informacione të ndjeshme për interes të BIA-s.

Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri