Prishtinë, 21.06.2025
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti i ka kompensuar me shuma parash në total 113 persona.
Vlera e këtij kompensimi kap shumën e hiç më pak se 500 mijë eurove.
E arsyeja e këtij kompensimi është se këta persona ishin arrestuar dhe kishin përfunduar në burg, madje edhe ishin dënuar pa pasur as edhe një faj të vetëm.
Kështu thuhet në përgjigjen e KGjK-së për Klan Kosovën.
Sipas të dhënave nga Këshilli Gjyqësor, 11 të dëmtuar janë kompensuar sipas vendimeve gjyqësore, derisa 102 në procedurë jashtë gjyqësore.
“Gjatë vitit 2025 e deri më tani, janë kompensuar 113 persona; 11 persona janë kompensuar sipas vendimeve gjyqësore, ndërsa 102 janë kompensuar në procedurë jashtëgjyqësore pranë komisionit për kompensim dëmi. Të gjitha në shumë prej 500.000 euro”, ka thënë KGjK-ja.
Pajazitaj ishte dënuar me burgim të përjetshëm, e më pas Gjykata e Apelit e ndryshoi vendimin, duke e dënuar atë me 35 vjet burgim. Por, me vendim të Gjykatës Supreme, Naser Pajazitaj u lirua më 6 prill të 2023-tës.
Fillimisht nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Pajazitaj kishte marrë ofertë për kompensim prej 60 mijë eurosh, por që u refuzua nga pala mbrojtëse.
Para gati dy vjetësh, mbrojtja e tij bëri padinë për kompensim në vlerë prej 1 milion eurosh.
Për këtë ka folur për Klankosova.tv avokati Ahmet Tahiri, i cili përfaqëson Pajazitajn.
“Nuk jemi kompensuar ende. Ende nuk ka filluar procesi gjyqësor. Padinë e kemi bërë para gati dy vjetësh, jemi ende në pritje. Tash krejt varet nga gjykata se kur do të fillojë procesi. Ne fillimisht kemi pranuar një ofertë për dëmshpërblim, por që e kemi refuzuar”, deklaroi ai.
Tahiri shtoi tutje se klienti i tij e ka përjetuar rëndë krejt këtë ngjarje.
“Klienti im është në gjendje të rëndë shëndetësore. E ka përjetuar shumë rëndë. Paramendoni si është të jesh në burg. Ka qëndruar i pafajshëm në burg për shtatë vite”, theksoi Tahiri.
Në raportin e plotë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës janë kompensuar edhe ata me marrëveshje gjyqësore e jashtëgjyqësore.
E po ashtu edhe për ata që janë refuzuar për t’u kompensuar.
Aty ka persona që janë kompensuar me shuma simbolike, të tilla si 200, 300, 400 e 500 euro, por edhe raste kur të dëmtuarit kanë përfituar shuma më të mëdha nga shteti, si 35 mijë, 30 mijë e 20 mijë e të ngjashme.
Raporti nuk jep detaje për rastet, por tregon vetëm periudhën e qëndrimit të tyre në burg.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi