Prishtinë, 12 shtator 2025
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka akuzuar Serbinë se po vazhdon të politizojë dhe kriminalizojë çështjen e personave të zhdukur nga lufta në Kosovë.
Sipas tij, pala serbe jo vetëm që ka refuzuar dy herë pjesëmarrjen në takimet e Komisionit të Përbashkët (Joint Commission), por tani po kërkon edhe ndryshimin e Termave të Referencës (ToR), të cilat janë miratuar zyrtarisht në dhjetor 2024.
“Serbia po vazhdon të kriminalizojë e politizojë çështjen e personave të zhdukur.
Tanimë, edhe zyrtarisht, Serbia shmang zbatimin e Joint Commission duke kërkuar ndryshimin e ToR.
Në dhjetor 2024, siç dihet botërisht, janë miratuar zyrtarisht Termat e Referencës (ToR) të Komisionit të Përbashkët (Joint Commission) për çështjen e personave të zhdukur.
Pas dështimit të parë më 15 janar 2025, tani më 11 shtator 2025, në takimin e thirrur nga z. Sorensen, pala serbe refuzoi përsëri pjesëmarrjen.
Por tani me një arsyetim tjetër: nuk e pranojnë marrëveshjen që vetë e kanë pranuar në dhjetor 2024, duke kërkuar ndryshimin e ToR. Tendenca të tilla për moszbatim të marrëveshjes dhe shmangie të qëllimshme nga çdo nismë për qasje në arkiva nuk kanë emër tjetër: krimi po shumëfishohet nga Serbia.
Komisioni i Përbashkët ka paraparë monitorimin e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur në Bruksel dhe, si mekanizëm, është përgjegjës për të monitoruar edhe hapjen e arkivave dhe zbatimin e zotimeve për qasje në territorin serb, në lokacionet e dyshuara për varreza masive.
Refuzimi për të marrë pjesë në këtë mekanizëm është mohim i së drejtës së viktimave dhe pengesë e drejtpërdrejtë për gjetjen, identifikimin dhe kthimin e të zhdukurve.
I bëjmë thirrje Bashkimit Evropian dhe miqve tanë ndërkombëtarë të ndërhyjnë dhe të na mundësojnë zbatimin e marrëveshjeve që janë miratuar në sytë e tyre dhe me miratimin e tyre”, ka shkruar Hoti.

Blakaj: Që nga marrëveshja në Bruksel, s’kemi parë rezultate pozitive për personat e zhdukur
Aksidenti vdekjeprurës në vendpunishte, Inspektorati i Punës: Shkaku ende nuk dihet
Familjarët e të pagjeturve mirëpresin nisjen e gërmimeve në Zubin Potok
Sveçla, nga Zubin-Potoku: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit
Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë
Gjenden mbetje mortore, dyshohet se janë të 23 intelektualëve shqiptarë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë
Avokati Ivan Niniq kërkon rishikim të punës së Prokurorisë Publike për krim të organizuar në rastin “Panda” të vitit 1998
Arrestohen 6 persona në Prishtinë, në automjetin me targa serbe iu gjet municion
Serbia propagandon për “sulm ndaj serbëve”, Kosova e vendosur në zbatim të ligjit