Mitrovicë e Veriut, 12 shtator 2025
Ish-politikani serb Ranxhel Nojkiç, që ka qenë në krye të disa ndërmarrjeve shoqërore në Mitrovicën e Veriut, thotë se mbyllja e postës së Serbisë ka mundur të parandalohet, nëse do të ekzistonte vullneti politik për të aplikuar te autoritetet e Kosovës, për liçencë.
„Kjo që ndodhi tani, u tentua edhe rreth dhjetë vjet më parë, por ne e pamë përpara dhe e parandaluam. Atëherë, përmes dhomave të tregtisë së Kosovës, Serbisë dhe Bashkimit Evropian ekzistonte mundësia për të gjetur një zgjidhje. Ne atëherë arritëm të pengojmë mbylljen e postës, sepse problemi ishte i zgjidhshëm – mund të merrnim licencën nga institucionet e Kosovës. Ata na e premtuan atë, ishte vetëm çështje të paraqitej kërkesa, dhe ne kishim edhe mbështetjen e fuqishme të komunitetit ndërkombëtar. Përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar panë se politika jonë funksionon brenda institucioneve të Kosovës dhe se ishte e mundur të gjendej një zgjidhje“, tha Nojkiç.
Sipas tij, Beogradi atëherë nuk tregoi gatishmëri për të zgjidhur problemin.
„Pavarësisht nga pohimet e mia se kjo çështje është e zgjidhshme, ata dërguan përfaqësuesin e tyre nga Beogradi në Kosovë për ta verifikuar këtë. Ai bisedoi me institucionet e Kosovës dhe i konfirmuan atë që unë thashë – se problemi është i zgjidhshëm. Megjithatë, më pas nuk pati asnjë reagim nga Beogradi, ndaj mund të pritej që një ditë të ndodhte kjo.“, ka thënë Nojkiç për mediat lokale.

Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri