Mitrovicë e Veriut, 12 shtator 2025
Sot në Mitrovicën e Veriut, inpsketorët komunalë pasi kanë kryer inpsektime të rregullta për shkak të dyshimeve se strukturat paralele serbe kryejnë shërbime në këtë qytet, kanë mbyllur objektin e të ashtuquajturit Fond Pensional i Serbisë.
Ky veprim është ndërmarrë për shkak të shkeljes së ligjit dhe mungesës së autorizimeve nga ana e autoriteteve të Republikës së Kosovës.
Këto mbyllje kryhen në bazë të ligjit për inspektimin komunal dhe për ruajtjen e rendit, duke u përpjekur të parandalojnë funksionimin e institucioneve jozyrtare ose paralele që operojnë jashtë sistemit shtetëror të Kosovës.
Ndihmë inspketorëve komunal u ka ofruar Policia e Kosovës, ka konfirmuar për media zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.
Me këtë rast nga ndërtesa janë hequr edhe flamujt e Serbisë.

Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri