Prishtinë, 12 shtator
Autoritetet në Kosovë njoftuan se është arrestuar një person i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile në Kosovë.
Prokuroria Speciale e identifikoi të arrestuarin me inicialet R.D., por nuk dha hollësi të tjera për këtë rast.
“R.D. është ndaluar nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile, të kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë”, tha Prokuroria Speciale.
Ky institucion shtoi se së bashku me Policinë e Kosovës po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për këtë rast.
Së voni, Prokuroria Speciale ka ngritur disa akuza për krime që janë kryer gjatë luftës më 1998-99.
Në gusht, ajo madje ka dorëzuar në gjykatë një aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të më shumë se 800 mijë civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës.
Që nga përfundimi i luftës, dhjetëra persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Nga viti 2000 deri më 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).
Më 2018, EULEX-i dorëzoi lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe gjykatat vendore.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-1999 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.
Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Blakaj: Që nga marrëveshja në Bruksel, s’kemi parë rezultate pozitive për personat e zhdukur
Aksidenti vdekjeprurës në vendpunishte, Inspektorati i Punës: Shkaku ende nuk dihet
Familjarët e të pagjeturve mirëpresin nisjen e gërmimeve në Zubin Potok
Sveçla, nga Zubin-Potoku: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit
Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë
Gjenden mbetje mortore, dyshohet se janë të 23 intelektualëve shqiptarë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë
Avokati Ivan Niniq kërkon rishikim të punës së Prokurorisë Publike për krim të organizuar në rastin “Panda” të vitit 1998
Arrestohen 6 persona në Prishtinë, në automjetin me targa serbe iu gjet municion
Serbia propagandon për “sulm ndaj serbëve”, Kosova e vendosur në zbatim të ligjit