Beograd, 20 Qershor, 2025
“Rënia e Aleksandar Vuçiqit nuk do të nënuptonte fundin e botës serbe”. Këshu ka thënë profesori në Beograd Ivan Videnoviq. Gjatë një intervsite dhënë për media serbe, Videnoviq foli edhe për protesatat e me theks atë masive ndaj regjimit të pasardhësit të Sllobodan Millosheviqit që edhe e dobësuan “fuqinë” mbi të cilën Vuçiq po synonte ta shfaqte në Ballkan, kur dihej se ai është vetëm një piun i presidentit rus Vladimir Putin.
“Kufijtë e ‘botës serbe’ janë atje ku mund të shkaktohet ndonjë destabilitet përmes ndikimit nga Beogradi, dhe për momentin shtrihen në Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi dhe në Kosovë. Me rënien e Vuçiqit do të krijohej një shpresë për ngrohje të marrëdhënieve, por nuk jam i sigurt nëse do të braktisej koncepti i mbështetur në postulatet ideologjike të Qosiqit nga fillimi i viteve nëntëdhjetë. Është e domosdoshme të këputet çdo fije me atë ideologji dhe me ato postulate që sjellin paqëndrueshmëri në rajon. Një pushtet i ri mund ta bëjë këtë, nëse ka një opsion të qartë politik që i kundërvihet iluzioneve ideologjike për ‘botën serbe’që shtrihet në gjysmën e Gadishullit Ballkanik”, tha Videnoviq.
Se Vuçiq është një vegël e Putin e tregon fakti kur intelegjenca ruse akuzoi Serbinë për eksportim të armëve në Ukrainë.
“Rusia është e interesuar vetëm për paqëndrueshmërinë në këtë rajon, nuk është në interesin e saj që Kosova të jetë serbe, por që serbët dhe shqiptarët të përplasen përjetësisht se kujt i përket Kosova”, u shpreh Videnoviq.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”