Uashington, 06 shtator 2025.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar me rrëzim të aeroplanëve ushtarakë të Venezuelës, nëse ata fluturojnë pranë anijeve amerikane në Karaibe, ndërsa presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka thënë se çdo agresion i SHBA-së do të çojë në luftë të armatosur.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar me rrëzimin e çdo aeroplani luftarak të Venezuelës që fluturon mbi anije amerikane në Karaibe, ndërsa burime nga Washingtoni kanë njoftuar për mundësinë e sulmeve ushtarake ndaj objektivave në Venezuelë, raporton “BBC”.
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, është përgjigjur duke thënë se çdo agresion i SHBA-së do të çojë në një “luftë të armatosur të planifikuar dhe të organizuar nga i gjithë kombi” dhe ka njoftuar fillimin e trajnimit të një milicie që përfshin popullsinë civile.
“Ne do ta mbrojmë paqen, integritetin territorial, sovranitetin dhe popullin tonë”, ka thënë Maduro.
Në një fjalim televiziv, Maduro, ka treguar një diagram të niveleve të gatishmërisë së forcave mbrojtëse dhe ka shpjeguar se Venezuela është aktualisht “në fazën e verdhë të mbrojtjes së integruar”. Sipas tij, vendi është ende në fazën e një lufte jo të dhunshme, në të cilën përdoren mjete politike, informative dhe diplomatike.
“Ata gënjyen për armët e shkatërrimit në masë në Irak, ata gënjejnë edhe për Venezuelën”, ka thënë Maduro, duke sugjeruar se SHBA-ja po përgatit një konflikt të armatosur me Venezuelën me pretekste të rreme.
Por, njoftimi për përfshirjen e qytetarëve në sistemin e mbrojtjes është sinjal se Karakasi zyrtar po përgatitet gjithashtu për mundësinë e një konflikti të armatosur.
Tensionet janë rritur ndjeshëm pasi Marina e SHBA-së fundosi një anije që pretendohet se transportonte drogë nga Venezuela.
11 persona u vranë në sulm, ndërsa Washingtoni zyrtar konfirmoi se vetë kishte urdhëruar operacionin.

Trump urdhëron ushtrinë amerikane të pezullojë sulmet ndaj Iranit, raportojnë mediat amerikane
Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Entiteti i Bosnjës, Republika Serbe lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Europol godet rrjetin e kontrabandës së migrantëve përmes Serbisë
SHBA nis valë të re ajrore kundër Iranit
Mali i Zi mbyll sot dy kapituj të tjerë negociatash me BE-në
Drita kualifikohet në raundin e tretë të Conference League
Kongresisti Wilson i kërkon Serbisë t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Rusia, Kina e Irani
Familjarët e të pagjeturve mirëpresin nisjen e gërmimeve në Zubin Potok
Sveçla, nga Zubin-Potoku: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit