Prishtinë, 06 shtator 2025
Fundjava pritet të kalojë me kushte të favorshme atmosferike në të gjithë vendin. Temperaturat me të larta për vikend pritet të shkojnë deri në 30 Gradë Celsius.
Sipas Institutit Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ditën e shtunë do të mbizotërojë mot kryesisht i kthjellët me diell gjatë pjesës më të madhe të ditës, duke krijuar mundësi të mira për aktivitete në natyrë.
Temperaturat minimale do të jenë nga 6°C deri në 10°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë 27°C deri në 30°C. Era do të fryjë e lehtë, kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1–3 m/s.
Edhe e diela, sipas IHK-së, do të vijojë me kushte të ngjashme. Moti do të jetë me diell dhe herë pas here me vranësira kalimtare, kryesisht në relievet malore. Nuk përjashtohen riga lokale shiu në zona të kufizuara.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11°C deri në 14°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë 26°C deri në 30°C. Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1–4 m/s.

Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon