Beograd, 05 shtator 2025
Serbia i ka caktuar edhe tre muaj paraburgim ish-policit të Njësisë Speciale të Kosovës, Arbnor Spahiut.
Bashkëshortja e tij, Arieta Spahiu ka treguar se ka kontaktuar me të gjithë krerët e vendit, por asnjëri nuk ka dhënë asnjë lloj përgjigje.
“Në fillim nuk është trajtuar mirë psikikisht. Janë mundu me detyru me pranu diçka që nuk ka bërë”, tha ajo.
Familja e tij, përveç që duhet të përballen me tensionin që ka prodhuar procesi kanë edhe vështirësi financiare për shpenzimet e mëdha për proceduarat gjyqësore.
Ndryshe, ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës Arbnor Spahiu, po mbahet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”. Spahiu dyshohet se ka kryer këtë vepër në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës – ku një grup i serbëve të armatosur ka sulmuar Policinë e Kosovës në shtator 2023 – duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.
Në përleshjet me armë që kanë pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues serbë.
Sipas avokatëve ky veprim është i motivuar politikisht dhe i pambështetur në asnjë provë konkrete, ngase Spahiu ka përfunduar shërbimin në Policinë e Kosovës që nga nëntori i vitit 2021 dhe nuk ka lidhje me rastin e Banjskës të vitit 2023.

“Jo në emrin tonë”, Këshilli i Ambasadorëve reagon pas aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së
Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës
Sot në 12:00 protestë gjithëpopullore
Thaçi mohon çfarëdo përfshirje në vrasje
Shënohet viktima e parë nga Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë
“Prishtina 2026” promovon produktet vendore dhe hap mundësi të reja për bizneset
Senatorja Jeanne Shaheen: Serbia dhe Republika Sërpska kanë lidhje me Rusinë dhe interes për destabilizimin e rajonit
Von der Leyen: BE-ja do t’i japë Ukrainës 3,3 miliardë euro për të blerë raketa e dronë