Podgoricë, 5 shtator 2025
Shfaqja e filmit artistik me metrazh të gjatë “Roda” (“Lejleku”), me regji nga Isa Qosja, i xhiruar në gjuhën shqipe, u ndërpre dhunshëm dy ditë më parë – të mërkurën në festivalin e filmit “Dzada” në Podgoricë për shkak të protestës së një grupi personash të panjohur të cilët, sipas raportimeve, u shqetësuan nga fakti që filmi ishte në gjuhën shqipe.
Kabineti i Presidentit të Malit të Zi Jakov Milatoviq kërkoi që filmi të shfaqet përsëri publikisht, duke e dënuar incidentin si “diskriminim të rëndë dhe intolerancë të hapur”.
Producenti i filmit Bajrush ajtazi njoftoi se është krenar për projektin, duke theksuar rëndësinë e tij për kulturën dhe artin shqiptar, ndërsa delegacioni i Bashkimit Evropian nënvizoi rëndësinë e lirisë së shprehjes artistike.
Organizatorët e festivalit u kërkuan falje vizitorëve, duke theksuar angazhimin e tyre ndaj lirisë së shprehjes artistike. “Ndërsa besojmë në dialogun që mund të nxisë filmi, kemi vendosur ta ndërpresim shfaqjen si masë paraprake”, thanë ata në një deklaratë.
Kabineti i Presidentit Jakov Milatoviq, dënoi ashpër ndërprerjen e dhunshme, duke bërë thirrje që filmi të shfaqet përsëri. “Ky akt përfaqëson një shembull flagrant të diskriminimit dhe intolerancës që nuk duhet të ketë vend në Mal të Zi”, tha kabineti.
Ministria e Kulturës dhe Medias e Malit të Zi shprehu shqetësimin e saj, duke e vlerësuar incidentin si “një akt intolerance që është kundër vlerave të shoqërisë malazeze”. Disa organizata joqeveritare dhe përfaqësues politikë iu bashkuan dënimit, duke u bërë thirrje autoriteteve të identifikojnë dhe ndjekin penalisht pjesëmarrësit.

Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes