Prishtinë, 06 shtator 2025
Fakti që një grup individësh arriti ta ndërpresë shfaqjen e filmit “Lejleku” të Isa Qosjes vetëm pse është në shqip, kallëzon shumë për paradoksin midis Kushtetutës dhe praktikës së përditshme në Mal të Zi. Shpejt shpërthyen reagimet e akuzat. Reagoi presidenti, por deri më tash jo edhe kryeministri i Malit të Zi, partitë e organe të tjera shqiptare po se po, organizatat joqeveritare. Si kundërpërgjigje ndaj ndërprerjes sikurse edhe ndaj nacionalizimit, të premten mbrëma filmi u shfaq me titra në gjuhën malazeze në kanalin e parë të Radio Televizionit të Malit të Zi, por për dikë “Lejleku” duhet të shfaqet aty ku u ndërpre si dëshmi se shteti nuk i nënshtrohet nacionalizimit.
Ka mjaftuar një film në gjuhën shqipe që në Mal të Zi të çojë krye nacionalizimi. Ndërprerja e filmit “Lejleku” të regjisorit Isa Qosja në Podgoricë nuk mbetet një “incident i izoluar kulturor”. Për shumicën është dëshmi se motivet nacionaliste, të ushqyera historikisht nga Serbia, vazhdojnë të zënë vend në shoqërinë malazeze.
Në një vend ku gjuha shqipe gëzon statusin e gjuhës zyrtare dhe ku shqiptarët janë pjesë e pandashme e strukturës shoqërore, fakti që një grup individësh arrin ta ndërpresë një shfaqje publike vetëm pse filmi është në shqip, kallëzon shumë për paradoksin midis Kushtetutës dhe praktikës së përditshme.
Ndërprerja e filmit ngjau të mërkurën mbrëma, në festivalin e filmit “Xhad”, shpejt shpërthyen reagimet e akuzat. Reagoi presidenti, por deri më tash jo edhe kryeministri i Malit të Zi, partitë e organe të tjera shqiptare po se po, organizatat joqeveritare.
Si kundërpërgjigje ndaj ndërprerjes sikurse edhe ndaj nacionalizimit, të premten mbrëma filmi u shfaq me titra në gjuhën malazeze në kanalin e parë të Radio Televizionit të Malit të Zi, por për dikë “Lejleku” duhet të shfaqet aty ku u ndërpre si dëshmi se shteti nuk i nënshtrohet nacionalizimit. Organizatorët e festivalit janë zotuar se do ta bëjnë këtë.
Në lidhje me ndalimin e filmit, ka dhënë koment edhe bashkëproducenti malazias i filmit, Ivan Gjuroviq. Ai ka theksuar se fajin për këtë e kanë shteti dhe shoqëria, meqë gjithnjë janë ushqyer me “mite të rreme”. Ka kujtuar se “Lejleku” para së gjithash është një film i shkëlqyeshëm i cili edhe në Mal të Zi është pritur mahnitshëm nga publiku e kritika, një vepër që flet për gratë pa të drejta, migrimet e për fshatrat që shuhen.

Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes