Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, dhe kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, kanë arritur marrëveshje që nuk do të ketë dëbim të dhunshëm të 17 familjeve nga shtëpitë në Leshak – është njoftuar nga kabineti i Rashiqit.
Këto familje janë përballur me kërkesën për shpërngulje pasi Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës kishte urdhëruar largimin e objekteve të ndërtuara në tokën që tani i përket kësaj ministrie. Bëhet fjalë për një parcelë ku në fillim të viteve 2000 ishin ndërtuar disa shtëpi, ndërsa një pjesë e tokës tani është e zënë nga një nënstacion i ri policor, i hapur në shkurt të këtij viti.
“Nuk është kontestuese që toka i përket Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kërkesa e tyre do të respektohet, por është me rëndësi të shfrytëzohen të gjitha mundësitë ligjore dhe administrative për të arritur një zgjidhje pa palë të dëmtuara”, thuhet nga kabineti i Rashiqit.
Me marrëveshjen është konfirmuar se do të kërkohet një zgjidhje e përhershme për familjet e përmendura, pa rrezikuar ekzistencën e tyre.
Rashiq ka falënderuar Hetemin dhe MPB-në e Kosovës për, siç u shpreh ai, mirëkuptimin në këtë situatë komplekse.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”