Paris 02 shtator 2025
Spitalet franceze janë urdhëruar të bëjnë përgatitje për një luftë të afërt në Evropë, ndërsa Gjermania thotë se është në gatishmëri për stërvitjet ushtarake të Rusisë, shkruan Daily Mail.
Ministria e Shëndetësisë e Francës u ka thënë organeve shëndetësore në të gjithë vendin të përgatiten për një ‘angazhim të madh’ të mundshëm deri në mars të vitit 2026, sipas dokumenteve të siguruara nga Le Canard Enchaîné.
Qeveria franceze po parashikon një skenar ku kombi do të bëhet një shtet mbështetës, që ka kapacitetin për të marrë një numër të madh ushtarësh të plagosur nga Franca dhe vende të tjera evropiane.
Urdhri synon të ‘parashikojë, përgatitet dhe përgjigjet ndaj nevojave shëndetësore të popullsisë, duke integruar nevojat specifike të mbrojtjes në fushën e shëndetësisë’.
Kjo vjen pasi shefi i mbrojtjes i Gjermanisë, Carsten Breuer, tha se NATO dhe forcat e vendit të tij do të jenë në gatishmëri përpara stërvitjeve ushtarake ruse.
Breuer tha se megjithëse nuk pret që forcat e Vladimir Putinit të sulmojnë territorin e NATO-s, ndërsa Rusia kryen stërvitje ushtarake në Bjellorusi me stërvitjen Zapad 2025, kombi i tij do të jetë “në gatishmëri”.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë