Tiranë, 01 shtator 2025
Është ndarë nga nga jeta këtë të hënë në moshën 89-vjeçare një nga figurat më të mëdha të kinematografisë shqiptare, regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti.
Lajmin e hidhur e ka njoftuar vajza e tij, Juna Anagnosti, përmes një postimi në rrjete sociale ku shkruan:
“Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetës sonë! Pas një lëngimi të gjatë ju binde ligjit të jetës! Lamtumirë babush”!
Dhimitër Anagnosti lindi më 23 janar 1936 në Vuno të Vlorës dhe që në rininë e hershme iu përkushtua artit, duke studiuar në Institutin e Kinematografisë “VGIK” në Moskë.
Filmi i tij i parë, “Njeriu kurrë nuk vdes”, u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike në Holandë më 1961, duke i hapur rrugën një karriere të ndritur.
Ai realizoi një sërë filmash që mbetën të paharruar në kujtesën e publikut shqiptar, si “Lulëkuqet mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Gjoleka, djali i Abazit”, dhe dhjetëra të tjerë. Anagnosti ka realizuar mbi 14 filma artistikë dhe 10 dokumentarë, duke qenë jo vetëm regjisor, por edhe autor skenarësh.

“Summer Culture” sjell në Kosovë artistë nga vende të ndryshme të botës
Përmbyllet edicioni i 18-të i PriFest, ndahen çmimet kryesore
Mitrovica International Jazz Days: Edicioni i katërt sjell emra të njohur botërorë
“Dua” rikthehet në Prishtinë me rrëfimin e luftës
Kalaja e Prizrenit rihapet pjesërisht për vizitorë
“Ditari i një fotografi të luftës” hapet në Prishtinë, ekspozitë në nderim të luftës së UÇK-së
Thaçi mohon çfarëdo përfshirje në vrasje
Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë mbi aktgjykimin e Hagës
Shënohet viktima e parë nga Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë
Takohen Kurti e Hamza