Prishtinë, 31 Gusht 2025
Prishtina vazhdon të mbetet një prej destinacioneve kryesore turistike në vend, ndërsa dhjetëra muzetë e saj, mbeten ndër institucionet që tërheqin më së shumti interesimin e turistëve.
Rreth 250 mijë turistë të huaj llogaritet të kenë vizituar Prishtinë në viti 2024 dhe gjatë 6 mujorit të parë (janar – qershor) të vitit 2025.
Kryesisht dominojnë turistët nga vendet fqinje, vendet e Evropës, shtetet skandinave e nga Amerika.
Gjithashtu nuk mungojnë edhe turistë nga Azia, si: Tajvani, Hong Kongu, Kina, Japonia, Koreja e vende tjera.
Sipas të dhënave një pjesë e mirë e këtyre turistëve kanë vizituar muzetë në kryeqytet.
Muzeu Etnologjik “Emin Gjiku” dhe Muzeu “Reporting House” prijnë me numrin më të madh të vizitorëve gjatë 2024 dhe 2025.
Muzetë janë institucione më reprezentative për të ruajtur dhe promovuar historinë dhe trashëgiminë socio- kulturore të një vendi. Andaj edhe frekuentimi i tyre nga vizitorë ka rëndësi të madhe për vetë muzetë
Prishtina ka disa muze të cilët prezantojnë aspekte të veçanta të historisë dhe trashëgimisë mijëravjeçare të popullit të Kosovës.
Turistët në Prishtinë
Sipas të dhënave të prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) numri i turistëve të huaj që kanë vizituar Prishtinë gjatë vitit 2024 është j 165,426 vizitorë të huaj. Ndërsa në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 (janar–qershor), numri i vizitorëve të huaj ishte 83,623, të ndarë sipas muajve si vijon: janar: 13,140, shkurt: 12,829, mars: 12,032, prill: 14,550, maj: 14,832, qershor: 16,239 veta.
Bekim Bojku, udhëheqës i Divizionit të Statistikave Ekonomike të ASK-së ka thënë se ASK nuk publikon statistika të ndara mbi numrin e vizitorëve që kanë vizituar muzetë e Prishtinës, qoftë ata publikë apo të hapur nga OJQ, por, të dhënat që disponon ASK lidhen me numrin e përgjithshëm të turistëve (vendas dhe të huaj) dhe me shpërndarjen e tyre sipas komunave.
“Sipas të dhënave shtesë mbi udhëtimet personale brenda Kosovës, 9.2% e udhëtimeve të brendshme janë realizuar në Prishtinë, gjë që tregon se kryeqyteti ka një peshë të rëndësishme si destinacion kulturor e turistik”
Vizitat në muzeun Etnologjik
Muzeu Etnologjik, ‘Emin Gjiku” në Prishtinë mbete muzeu më i vizituar, për shkak se edhe Muzeu Kombëtar gjendet në renovim.
Vjollca Aliu, drejtoreshë e Muzeut Kombëtar, e që menaxhon edhe me Muzeun etnologjik dhe Muzeun Shtëpia e Pavarësisë “Dr. Ibrahim Rugova” ka thënë se Muzeu Etnologjik gjatë vitit 2024 ka pasur rritje prej 20% të vizitorëve. Sipas saj, gjatë 2024 muzeu ka pasur mbi 10 mijë vizitorë, ndërsa gjatë periudhës janar – qershor 2025 rreth 6 mijë vizitorë.
Numri i vizitorëve në vitin 2024 ka kaluar shifrën e mbi 10 mijë vizitorëve. Mbi 80% e vizitorëve kanë qenë të huaj dhe 20% vendor. Ndërsa vetëm në vitin 2025, periudhën janar – qershor, Muzeun Etnologjik e kanë vizituar rreth 6,000 vizitorë”- ka thënë ajo.
Sipas saj, turitët që vizitojnë këtë muze kryesisht vijë nga nga vendet e Evropës, shtetet skandinave dhe nga Amerika. Po ashtu turistët nga Tajvani, Hong Kongu, Kina, Japonia, Koreja e të tjerë. Ndërkaq, ka thënë ajo numri i vizitorëve në Muzeun Shtëpia e Pavarësisë “Dr. Ibrahim Rugova” gjatë vitit 2024 është 1,900.
“Këtë vit ka rritje të numrit të vizitorëve. Për periudhën Janar – Qershor 2025 numri i vizitorëve është 1,100 duke përfshirë vizitorë vendas dhe të huaj” – ka thënë ajo.
Muzeu “Reporting House”
I hapur më 10.06.2024, “Reporting House” është ndër muzetë më reprezentativ për dokumentimit e krimeve të luftës, të hapur në vitin e fundit në Kosovë. Brenda një periudhë një vjeçare muzeu është vizituar nga mbi 11 mijë vizitorë të huaj dhe vendas.
Jeta Xharra, producentë e “Reporting House”, ka thënë se që nga qershori i 2024-ës ky muze është vizituar nga mbi 11 mijë persona.
“Që nga hapja, më 10.6.2024 e deri më sot, muzeu jonë i gazetarëve është vizituar nga mbi 11,000 njerëz lokal dhe të huaj. Më kanë lanë shumë përshtypje organizimet e shkollave që kanë ardhë me autobusë nga qytetet jashtë Prishtinës, si Suhareka e Shtimja, krejt me iniciativë dhe transport të vetin me rreth 100 nxënës. Ata kishin dëgjuar për video dhe foto materialet që ne kemi mbledhur nga 100 gazetarë të ndryshëm që raportuan për luftën dhe krimet e luftës në Kosovë, kishin dëgjuar që i kemi digjitalizuar për herë të parë mbi 35 orë material të xhiruar nga mediat e huaja në Kosovën e viteve ‘90 dhe kërkonin shpjegime për to”- ka thënë ajo, duke shtuar se deri më tani muzeu ka zhvilluar mbi 30 organizime publike për të shënuar krimet e luftës dhe dokumentuar ato.
Muzeu i Fëmijëve të Luftës
Muzeu i Fëmijëve të Luftës, i hapur më 22.01.2025 nga Organizata “Nisma e të Rinjve për të Drejta të Njeriut” (Youth Initiative for Human Rights – Kosovo – YIHR), u dedikohet fëmijëve të cilët ose u vranë në luftë ose për fëmijërinë e ndërprerë nga Lufta e Kosovës.
Mbi 1 mijë persona kanë vizituar këtë muze që nga hapja në janar të këtij viti. “Nga janari deri në qershor 2025, muzeun e kanë vizituar më shumë se 1,000 persona, përfshirë edhe vizitorë ndërkombëtarë. Muzeu funksionon nga ora 09:00 deri në 17:00, ndërsa të premteve deri në 14:00”- thuhet në një përgjigje të YIHR

Biblioteka Kombëtare me ekspozitë `KFOR and Kosova +25`
Miratohet Plani i Menaxhimit për Qendrën Historike të Janjevës, synohet ruajtja dhe zhvillimi i trashëgimisë kulturore
Shtëpia e masakrës në Lagjen e Boshnjakëve shndërrohet në muze kujtese
Nënshkruhet memorandumi për restaurimin e Institutit Albanologjik të Prishtinës
Ministria zotohet për thirrje të veçantë trevjeçare për organizatat e kulturës
Abrneshët e Zarës – tre shekuj në mbrojtje të identitetit
Begaj: Shqipëria mbështetje e pakushtëzuar për Kosovën
Qeveria e Kosovës ndan mjete buxhetore për disa projekte
Nxënësit e epokës së AI-së mësojnë me kurrikulën e para një dekade
Shpallen 65 përfituesit e LOT 2 në kuadër të skemës së granteve për zhvillim rural