Prishtinë, 31 gusht 2025
Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se gjatë së dielës në Kosovë janë regjistruar gjithsej 36 vatra zjarri.
Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Operative 112, 32 prej këtyre vatrave janë lokalizuar falë ndërhyrjes së Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, ndërsa katër vatra vazhdojnë të jenë ende aktive.
AME u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, duke përfshirë djegien e mbeturinave në natyrë, si dhe të raportojnë menjëherë rastet emergjente në numrat 112, 193 dhe 192.
Institucioni ka falënderuar zjarrfikësit dhe qendrat operative për përkushtimin dhe angazhimin e treguar në menaxhimin e situatës.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte