Mitrovicë Veriore, 31 gusht 2025
Një ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, në disa objekte në veri të Mitrovicës janë shfaqur sërish simbole dhe mesazhe me ngjyrat e flamurit serb. Plakatat me mbishkrime si “Hoćemo da učimo” (Duam të mësojmë), “Hoću mir!” (Dua paqe), “Ne damo Srbiju!” (Nuk e japim Serbinë) dhe “Hoću normalan život” (Dua jetë normale) u vendosën në hyrje të Shkollës Teknike dhe në një garazh pranë Rektoratit.
Ky veprim vjen vetëm disa ditë pasi institucionet e Kosovës ndërmorën aksionin e prefarbimit të muralëve dhe grafiteve me simbole nacionaliste serbe, duke përfshirë edhe ato që i glorifikonin strukturat ilegale në veri. Disa nga plakatat e sotme janë vendosur pikërisht mbi muret e lyera rishtazi nga autoritetet.
Kjo dukuri shihet si vazhdimësi e praktikës së viteve të fundit, kur përmes flamujve, grafiteve dhe plakatave, Lista Serbe dhe strukturat e lidhura me Beogradin kanë tentuar të imponojnë agjendën nacionaliste, duke krijuar tension para çdo ngjarjeje të rëndësishme publike. Edhe javën e kaluar, në disa hyrje banesash u shpërndanë fletushka me logon “Otpor”, ku qytetarët serbë ftoheshin të rezistonin dhe të vendosnin kudo flamuj të Serbisë.
Përkundër kësaj, në rrugët e veriut sot mbesin vetëm copa të grisura flamujsh të Serbisë, ndërsa institucionet e Kosovës i kanë zëvendësuar ato me simbole shtetërore të Republikës së Kosovës. Ky fakt dëshmon qartë se ndikimi i Listës Serbe është zbehur, ndërsa përpjekjet për të rikthyer simbolet e Beogradit mbeten të izoluara dhe pa mbështetje masive.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte