Hagë, 31 Gusht 2025
Përfaqësues të Qeverisë së SHBA-ve do të jenë prezent në seancat e radhës të Gjykatës Speciale që nisin nga 15 shtatori, kur edhe mbrojtja do të fillojë me paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve të tyre.
Më 18 gusht, avokatët e ish-presidentit Hashim Thaçi kanë marrë miratimin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për deklaratën dhe dëshminë e dëshmitarit të koduar me shifrën “1DW-003”. Për Trupin Gjykues identiteti i këtij personi është zbuluar, mirëpo ende jo për publikun.
Zyrtarët amerikanë megjithatë kanë përcaktuar disa kushte nën të cilat ky person mund të dëshmojë, e një nga ta është prezenca e tyre gjatë marrjes në pyetje në seancë.
“Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar vendosjen e një sërë kushtesh sipas Rregullit 107 për dëshminë e 1DW-003, duke përfshirë që fusha e pyetjeve të drejtpërdrejta të kufizohet në temat e përcaktuara; fusha e pyetjeve të kryqëzuara të kufizohet në fushën e pyetjeve të drejtpërdrejta. Në çështjet që lidhen me besueshmërinë e dëshmitarit; dëshmitari mund të refuzojë të përgjigjet pyetjeve për arsye konfidencialiteti; dhe përfaqësuesit e qeverisë së Shteteve të Bashkuara janë të autorizuar të jenë të pranishëm gjatë dëshmisë. Një kërkesë zyrtare për këto masa do të paraqitet sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në shkresën e avokatit Luka Misetiç, të cilën e ka parë VOX Kosova.


Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë