Mitrovicë Veriore, 28 Gusht 2025
Rruga në të cilën ndodhet objekti i Komunës së Mitrovicës së Veriut kishte tre emra: “Sami Frashëri”, “Nemanjina” dhe “Oliver Ivanoviq”.
E tani do ta bartë emrin “Avni Koshtova”.
Sikurse kjo, Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut ka caktuar emrat edhe të 86 rrugëve. Disa prej këtyre rrugëve do të mbajnë emrat që kanë, disa të tjera do të riemërtohen, e ndonjë do ta ketë emrin sikur e ka pasur në të kaluarën.
Ndonëse në Kuvend vendimi u miratua para dy ditësh, më 25.08.2025, komunarët po presin aprovim nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).
“Lagjet e ndryshme kanë pasur nga dy-tre emra dhe kjo ka bërë të hasen probleme në dokumentacione, p.sh. kur qytetarët kanë kërkuar të pajisen me ekstrakt. Ky vendim tashmë do t’i ndihmojë ata sepse do ta kenë adresën e plotë”- tha kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nexhat Uglanin.
Përveç emrave shqiptarë, në listën e emërtimit të rrugëve, ka edhe emra serbë, kroatë e boshnjakë.
“Komisioni ka punuar që të përfshihen ata që kanë dhënë kontribut, në politikë por edhe nga ana patriotike sepse ne kemi pasur edhe viktimat në Lagjen e Boshnjakëve si Avni Koshtova, Gazmend Brahimi e Latif Berisha. Edhe te serbët, disa emra sportivë, kulturorë e të gazetarisë, janë të kyqur në këtë listë”- tha ai.
I pyetur se a kanë pranuar ankesa nga komuniteti serb, Uglanin tha se ndonëse ka thirrur debat publik nuk ka pasur interesim të qytetarëve.
“Tash ka pakënaqësi, që nuk janë përfshirë disa emra. Por ne gjithçka kemi bërë në përputhje me ligjin”- potencoi kryesuesi.
Uglanin tregoi se sheshi “Car Llazar” do të quhet “Korzo.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri