Prishtinë, 27 Gusht 2025
Kanë mbetur tre ditë deri në përfunditm të afatit për aplikimin e votuesve me postë, për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.
Sipas zëdhënësit të Komisionit Qendrorë të Kosovës (KQZ), Valmir Elezi, nga data 23 korrik deri më 27 gusht, ora 09:00, përmes platformës elektronike https://diaspora.kqz-ks.org, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar gjithsej 35,381 aplikime për regjistrim për votim me postë.
Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk kanë paraqitur njërin nga dokumentet që dëshmon adresën e tij jashtë Kosovës (dokument identifikues në të cilin është e shënuar adresa e banimit, vërtetim i adresës nga autoriteti lokal, kontratë të qirasë, faturë shërbimesh, dokument i lëshuar nga banka apo kompania e sigurimit, dokument që dëshmon adresën e personit tek i cili qëndrojnë përkohësisht, dëshmi tjetër banimi për rastet specifike (rezervim hoteli, konvikti, etj.)).
Komunat me mbi 1 apo 2 mijë shtetas të regjistruar për votim me postë nga jashtë Kosovës janë: Gjakova (2,204), Suhareka (2,129), Dragashi (2,045), Prizreni (1,775), Deçani (1,659), Klina (1,643), Istogu (1,538), Vitia (1,291), Gjilani (1,256), Peja (1,193), Malisheva (1,145), Rahoveci (1,111) dhe Juniku (1,000). • Gjermania (13,336) dhe Zvicra (7,132) janë shtetet me numrin më të madh të shtetasve të Kosovës të regjistruar për votim me postë nga jashtë vendit.

Sveçla: Epoka e spastrimit etnik ka marrë fund, Paunoviq shpallet “non grata” në Republikën e Kosovës
Kurti: Ne tražimo prečice, niti zadnja vrata, već samo meritokratski proces za integraciju u EU
Live: Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit
Situata është vërtet serioze”, eurodeputeti Stir pasi vizitoi Serbinë
Deklaratat e Vuçiqit për FSK-në cilësohen propagandë, ekspertët paralajmërojnë luftë hibride ndaj Kosovës
Vuçiq feston Krishtlindjen mes këngëve çetnike dhe një vrasësi të dënuar (Foto)
Gjenerali amerikan Wikoff në Qeveri për takim me Kurtin, diskutohet situata e sigurisë dhe bashkëpunimi i Kosovës me NATO-n
Hetime për mashtrim me importin e veturave, sekuestrohen pesë automjete në Vushtrri
Momir Jakshiq dhe Miljko Bishevac, të arrestuarit e sotëm si të dyshuar për krime lufte
Arrestohen dy persona në Zubin-Potok, dyshohet se gjatë luftës kanë vrarë 23 civilë shqiptarë