Kavadar, 26 Gusht 2025
Thirrjet raciste në terrenet sportive në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të përsëriten, duke hedhur hije mbi futbollin vendor.
Rasti i fundit u shënua mbrëmë në Kavadar, gjatë ndeshjes mes Pelisterit dhe Shkupit, ku nga tribuna u dëgjuan brohoritje fyese me përmbajtje raciste ndaj shqiptarëve.
Ky incident vjen vetëm një muaj pas një rasti të ngjashëm në Kumanovë, duke treguar se problemi mbetet i pranishëm dhe i përsëritur.
Refreni “le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të zhduket” është bërë tashmë një nga thirrjet më të dëgjuara në këto ndeshje.
Në kumtesën zyrtare të FFM-s theksohet: “Pas raportit të delegatit të ndeshjes KF Pelisteri – KF Shkupi, Komisioni për ndeshjet e FFM-së e ka dërguar KF Pelister në Komisionin Disiplinor për procedurë të mëtejshme.
Raporti ka të bëjë me brohoritje fyese nga disa tifozë në ndeshjen Pelisteri – Shkupi, të luajtur në kuadër të raundit të 3-të të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut”.
Ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji në futbollin vendor, ndërsa pritet të shihet se cilat masa konkrete do të ndërmarrë Komisioni Disiplinor ndaj klubit nga Manastiri.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti