Varshavë, 25 Gusht 2025
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi, është zyrtarisht lojtari më i ri i Legia Varshavës. 26-vjeçari është huazuar nga Sparta e Pragës për sezonin 2025/26, me opsion blerjeje nga klubi polak.
Krasniqi, i cili luan si sulmues krahu apo në qendër të repartit ofensiv, ka përvojë të pasur në futbollin evropian. Me fanellën e Spartës ai zhvilloi 45 ndeshje, përfshirë edhe 7 duele në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ku u përball me gjigantë si Interi i Milanos dhe Manchester City.
Sukseset e tij më të mëdha i arriti me Ballkanin, duke fituar dy herë titullin kampion të Kosovës (2022, 2023), përpara se të transferohej te CFR Cluj në Rumani, ku fitoi titullin e nënkampionit dhe luajti në fazën eliminatore të Ligës së Konferencës.
Në arenën ndërkombëtare, Krasniqi ka grumbulluar deri tani 8 paraqitje dhe 2 gola me përfaqësuesen e Kosovës, duke debutuar në nëntor 2022 kundër Ishujve Faroe. Ai ishte pjesë e grumbullimit të fundit në qershor, duke luajtur ndaj Armenisë.
Pas prezantimit, lojtari shprehu entuziazmin për aventurën e re:
“Jam shumë i lumtur që jam këtu, në klubin më të madh të Polonisë. Do të jap maksimumin për të ndihmuar skuadrën dhe shpresoj të kthejmë titullin te Legia. Pozicioni im natyral është krahu i majtë, por mund të luaj edhe në të djathtën apo si sulmues qendror”, tha Krasniqi.

Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, mundësi historike për investime dhe zhvillim në Kosovë
Kosova fiton katër medalje në Botërorin e Muaythait
Kampioni bie në Drenas, Feronikeli ’74 merr fitoren e parë në kampionat
BILD raporton se Erblin Osmani ende nuk e ka zgjedhur Kosovën
Lutfi Dalipi, 20-vjeçari ylli shqiptar në Zvicër: Katër gola e shtatë asistime – e kontaktojnë edhe kombëtarja e Portugalisë
“Shkruhet historia”, Kosova merr flamurin e Lojërave Mesdhetare 2030
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it