Prishtinë, 26 Gusht 2025
Modelja dhe humanistja shqiptare, Emina Çunmulaj, ka dhuruar 10 mijë dollarë për “Biblotekën e Fëmijëve” në Prishtinë.
Ajo u prit nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në ambientet e “Bibliotekës së Fëmijëve” në Pallatin e Rinisë.
Së bashku diskutuan rreth projektit “The Library Project – Kosova” për modernizimin e bibliotekave dhe lexim-kuptueshmërinë për nxënësit kosovarë.Bukuroshja, që jeton dhe vepron në Amerikë, theksoi se që nga fillimi i propozimit të këtij projekti, ka qenë gjithmonë e gatshme për të kontribuar dhe për të krijuar një librari të pavarur.E Rama në një video në Facebook tha: “Emina faleminderit shumë që ke ardhur prej Miamit na ke sjell një çek 10 mijë dollarë për Bibliotekën e Fëmijëve në Pallat të Rinisë”.“Faleminderit gjithë shqiptaro-amerikanëve, gjithë ndërkombëtarëve që kanë qenë pjesë e këtij donacioni të mrekullueshëm. Fëmijët e Prishtinës të duan”.
Sa i përket donacionit të dhuruar, Emina tregoi se paratë nuk vijnë vetëm nga ajo por shumë njerëz janë bërë bashkë për të mbledhur shumën e dhuruar.“Këto para që janë të dhuruara sot për librarinë, nuk vijnë vetëm nga unë. Këto vijnë nga i gjithë populli që janë bashkuar së bashku, sepse edhe ata besojnë se fëmijët meritojnë me e pasë një vend ku munden me ardhë, ku është i shëndoshë, ku mund të ikin edhe nga problemet familjare, ku në fakt nuk do të jenë rreth rrjeteve sociale edhe shpresoj se vitin tjetër kur të vijë do të jetë e përfunduar dhe do t’i sjellë edhe fëmijët e mi të kënaqen këtu”, shtoi ndër tjerash Çunmulaj.

“Summer Culture” sjell në Kosovë artistë nga vende të ndryshme të botës
Përmbyllet edicioni i 18-të i PriFest, ndahen çmimet kryesore
Mitrovica International Jazz Days: Edicioni i katërt sjell emra të njohur botërorë
“Dua” rikthehet në Prishtinë me rrëfimin e luftës
Kalaja e Prizrenit rihapet pjesërisht për vizitorë
“Ditari i një fotografi të luftës” hapet në Prishtinë, ekspozitë në nderim të luftës së UÇK-së
Thaçi mohon çfarëdo përfshirje në vrasje
Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë mbi aktgjykimin e Hagës
Shënohet viktima e parë nga Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë
Takohen Kurti e Hamza