Prishtinë, 25 Gusht 2025
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në nderim të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, ka thënë se Kosova zgjodhi të mos jetë vëzhguese, por iu bashkua shteteve të cilat vendosen sanksione ndaj Rusisë.
Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, Kurti ka thënë se Kosova ka mbështetur prej kohësh luftën e Ukrainës për të mbrojtur integritetin e saj territorial dhe sovranitetin shtetëror.
“Kosova e ka mbështetur prej kohësh luftën e Ukrainës për të mbrojtur integritetin e saj territorial dhe sovranitetin shtetëror, në mënyrë që ajo të ndërtojë një të ardhme të fortë në vend që të mbetet vazhdimisht e ekspozuar ndaj agresionit. Aktiviteti diplomatik i ditëve të fundit ka nënvizuar se sa qendrore mbetet kjo çështje”, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se që nga fillimi i luftës, Kosova ka zgjedhur të mos jetë një vëzhgues, por iu bashkua Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar në vendosjen e sanksioneve dhe hapi dyert tona për gazetarët dhe të tjerët që kërkonin strehim dhe një vend të sigurt nga i cili të vazhdonin punën e tyre, dhe ndihmoi ushtrinë ukrainase përmes pakove ushtarake dhe trajnimeve në kuadër të operacionit “Inteflex”.
Para të pranishmëve të shumtë, në fjalën hyrëse, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, Kryeministri Kurti, ka uruar gjithë ukrainasit, duke konfirmuar se Kosova qëndron në solidaritet me Ukrainën në këtë rast solemn, e përkushtuar për të mbështetur pavarësinë dhe sovranitetin e saj në të gjithë territorin e saj dhe synimin për një të ardhme të sigurt, demokratike dhe paqësore.

Kurti paralajmëron për rrezikun nga Serbia – ngre edhe çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Spajiq thotë se dy shtete po përgatisin destabilizimin e Malit të Zi, “Vijesti” përmend Shqipërinë e Serbinë
Haxhiu fton liderët e partive politike në takim të përbashkët të martën
Sveçla: Epoka e spastrimit etnik ka marrë fund, Paunoviq shpallet “non grata” në Republikën e Kosovës
Kurti: Ne tražimo prečice, niti zadnja vrata, već samo meritokratski proces za integraciju u EU
Live: Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit