Ndërsa tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë përshkallëzuar ditët e fundit me shkëmbim zjarri, në një tjetër front – atë virtual presidenti amerikan Donald Trump dhe Udhëheqësi Suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, kanë zhvilluar një “betejë” të re përmes rrjeteve sociale.
Gjatë 24 orëve të fundit, të dy liderët kanë publikuar mesazhe të drejtpërdrejta dhe kërcënuese, duke rritur tonin në retorikën e tyre publike.
Trump, përmes platformës së tij Truth Social, deklaroi të martën:
Në një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Khameneit, ai shkroi:
“Ne e dimë saktësisht se ku është fshehur i ashtuquajturi ‘Udhëheqës Suprem’. Ai është një objektiv i lehtë, por është i sigurt atje – Ne nuk do ta eliminojmë (vrasim!), të paktën jo tani.”
“DORËZIM PA KUSHT!”
Khamenei, në një sërë postimesh në platformën X (ish-Twitter), në llogari të ndryshme gjuhësore, deklaroi qartë:
Në një postim tjetër të përkthyer thuhet:
“Ne nuk do t’u tregojmë mëshirë sionistëve.”
Ndërsa në një tjetër, ai shpall:
“Beteja fillon.”
Këto deklarata vijnë në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme janë në pikën e vlimit, ndërsa komuniteti ndërkombëtar shpreh shqetësim për përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. /BBC

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”