Seul, 23 Gusht 2025
Korea e Jugut ka konfirmuar se më herët gjatë javës qëlloi me armë për të paralajëmruar ushtarët e Koresë së Veriut, të cilët kaluan kufirin tokësor mes dy vendeve.
Incidenti ndodhi teksa Koreja e Veriut po punon vazhdimisht që nga viti i kaluar për të mbyllur përgjithmonë kufirin e saj me Jugun.
Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut thanë në një deklaratë se disa trupa të Koresë së Veriut që punonin në rajonin kufitar kaluan vijën e demarkacionit ushtarak midis dy vendeve rreth orës 15:00 sipas orës lokale në Seul të marten. Ushtria e Seulit përdori një mitraloz për të qëlluar më shumë se 10 të shtëna paralajmëruese drejt ushtarëve të të vendit fqinj, të cilët më vonë u kthyen në very të vijës.
Ngjarja u bë publike teksa Presidenti i ri i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, u largua nga Seuli të shtunën për një vizitë në Tokio dhe Uashington.
Media shtetërore e Koresë së Veriut i quajti të shtënat një provokim të qëllimshëm dhe Pheniani ka akuzuar Seulin se rrezikon tensione të pakontrollueshme.
Një rrip toke i quajtur Zona e Demilitarizuar ndan veriun dhe jugun, dhe incidentet që rrisin tensionet nuk janë të pakëta. Kufiri nuk është i rrethuar dhe tabelat rrugore janë të mbuluara nga bimësia e dendur.
Dy Koretë kanë qenë të ndara që nga përfundimi i Luftës Koreane në vitin 1953.
Ato nuk nënshkruan një traktat paqeje dhe për këtë arsye teknikisht kanë mbetur ende në luftë që atëherë, megjithëse kanë kaluar vite që kur secila palë e ka bombarduar tjetrën.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit