Prishtine, 17.06.2025
Ministri në detyrë i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci dhe Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, kanë zhvilluar gjatë javës së kaluar takime në Departamentin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ambasada Amerikane në Prishtinë, ka publikuar fotografi nga takimet.
Në reagimin e Ambasadës theksohet se këto takime janë bërë në kuadër të Konsultimeve Dypalëshe të Mbrojtjes, të cilat theksohet se synojnë të forcojnë aftësinë e Kosovës për të garantuar sigurinë e saj dhe të rajonit.
Në njoftim shtohet edhe se zhvillimi i një partneriteti të fortë në fushën e sigurisë, siguron stabilitetin e nevojshëm për rritje ekonomike dhe mirëqenie, që sjell përfitime për të dy vendet.
“Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së mirëpriti javën e kaluar në Uashington Ministrin në detyrë të Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, Gjeneral Leitnant Bashkim Jashari dhe përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kuadër të Konsultimeve Dypalëshe të Mbrojtjes të cilat synojnë të forcojnë aftësinë e Kosovës për të garantuar sigurinë e saj dhe të rajonit. Zhvillimi i një partneri të fortë në fushën e sigurisë, siguron stabilitetin e nevojshëm për rritje ekonomike dhe mirëqenie, që sjell përfitime për të dy vendet tona”, thuhet në njoftim.

Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu fton në takim kryetarët e partive
Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste s’mund ta tërheqë zvarrë rajonin
Kamberi: Propozim për rezolutë që trajton krimet e luftës në Kosovë
Këshilli i Partisë Demokratike Popullore në Nikshiq nis një iniciativë drejtuar Asamblesë së Qytetit për të tërhequr njohjen e Kosovës
Ministri francez për Evropën arrin në Kosovë për vizitë zyrtare
Përçarja e Listës Serbe në Gracanicë: A janë të rezervuara vendet e punës në kujdesin shëndetësor për të afërmit e politikanëve nga Lista Serbe?
Gjenden mbetje mortore, dyshohet se janë të 23 intelektualëve shqiptarë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë
Marrëveshje bashkëpunimi mes ministrive, FSK pjesë e aksioneve për ambient të pastër
Sonte Drita-Floriana, në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës