20 gusht 2025
Gazetarja e njohur e CNN-it, Christiane Amanpour, ka zbuluar një episod të rrezikshëm nga periudha e luftërave në ish-Jugosllavi, kur për pak sa nuk u bë peng i njërës prej figurave më famëkeqe të kohës, Zhelko Raznatoviq – i njohur si Arkani.
Amanpour ka treguar se raportimet e saj kritike mbi politikat gjenocidale të forcave serbe në Bosnjë dhe paralajmërimet për konfliktin e afërt në Kosovë e kishin vënë në shënjestër të njësive paramilitare të Arkanit.
“Isha duke raportuar me tone shumë të ashpra për politikat gjenocidale të serbëve në Bosnjë dhe për atë që ishte e pashmangshme në Kosovë. Për pak sa nuk përfundova peng e tij,” ka thënë Amanpour.
Arkani, i konsideruar si një nga kriminelët më të njohur të luftës në Ballkan, akuzohet për mizori të shumta ndaj civilëve gjatë konflikteve në rajon.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit