18 gusht, 2025
Vendet kryesore evropiane po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së një force tokësore prej 50.000 ushtarësh në Ukrainë, nëse arrihet një marrëveshje për armëpushim, raporton e përditshmja finlandeze Iltalehti, duke cituar burime të politikës së jashtme dhe të sigurisë.
Sipas raportit, është hartuar tashmë një plan operativ që parasheh dislokimin e një force të plotë ushtarake nën komandën e një gjenerali perëndimor, me qëllim të ofrimit të garancive të qarta sigurie për Kievin.
Ky kontingjent do të vendosej në kuadër të “Koalicionit të Vullnetarëve”, të udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca. Prania e 50 mijë trupave perëndimore do të kishte rol dekurajues, duke parandaluar Rusinë që të ndërmarrë hapa të mëtejshëm agresivë.
Forcat tokësore do të mbështeteshin gjithashtu nga njësi ajrore dhe detare të vendeve aleate, me synim sigurimin e mbrojtjes së hapësirës ajrore të Ukrainës.
Ky plan, i cili shihet si një prej garancive më serioze të sigurisë për Kievin, synon të krijojë një “ombrellë të besueshme mbrojtjeje” në rast se palët bien dakord për një ndalim të luftimeve.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit