17 gusht, 2025
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ashpërsuar tonet ndaj protestuesve që prej muajsh po demonstrojnë kundër qeverisë së tij. Në një postim në Facebook, ai paralajmëroi se shteti do të përdorë të gjitha mjetet për të rivendosur rendin dhe ligjin.
“Përgjigjja e shtetit do të jetë ndryshe nga ajo që keni parë deri më tani. U premtoj qytetarëve të Serbisë se ‘djegia e vendit’ nuk do të zgjasë shumë. Do të përdorim gjithçka që kemi në dispozicion për të rikthyer ligjin, paqen dhe rendin. Për sa kohë që marr frymë, do të luftoj për Serbinë dhe qytetarët e saj – dhe ne do të fitojmë”, ka shkruar Vuçiq.
Protestat nisën pas tragjedisë në Novi Sad, kur shembja e një stacioni hekurudhor në nëntor 2024 shkaktoi vdekjen e 16 personave. Me kohën, ato u shndërruan në demonstrata masive kundër korrupsionit, ku morën pjesë qindra mijëra qytetarë.
Deri vonë protestat kishin qenë kryesisht paqësore, por situata u tensionua këtë javë pas përplasjes me kundërdemonstrues proqeveritarë. Të shtunën mbrëma, mijëra protestues dolën sërish në rrugë duke kërkuar zgjedhje të parakohshme, ndërsa policia u vendos në disa qytete, përfshirë edhe Beogradin.
Zyra dhe flamuj të Partisë Progresive Serbe (SNS) u dogjën gjatë protestave, ndërsa protestuesit thyen dritare edhe në selinë e Partisë Radikale Serbe – një partnere e koalicionit qeverisës të SNS-së.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit