Mitrovicë, 17 gusht 2025
Me një pjesëmarrje të gjerë të grave artizane dhe sipërmarrëse lokale, është përmbyllur me sukses panairi “Gratë si promotore të zhvillimit të turizmit në Mitrovicë”, organizuar nga Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm e Komunës së Mitrovicës.
Qëllimi i këtij panairi ishte promovimi i produkteve tradicionale, fuqizimi ekonomik i grave dhe mbështetja e zhvillimit të turizmit lokal. Gjatë panairit, vizitorët patën mundësinë të njihen me artizanatet, ushqimet tradicionale dhe produktet e prodhuara nga gratë e qytetit.
Drejtori i kësaj drejtorie, Elvis Feka, në një postim publik, shprehu falënderime të veçanta për të gjitha gratë pjesëmarrëse, duke vlerësuar kontributin dhe përkushtimin e tyre.
“Dje përmbyllëm panairin ‘Gratë si promotore të zhvillimit të turizmit në Mitrovicë’. Faleminderit nga zemra për punën dhe angazhimin e grave të vyera të qytetit tonë!”, ka shkruar Feka.
Ky aktivitet vlerësohet si një hap i rëndësishëm për nxitjen e turizmit dhe fuqizimin e rolit të grave në zhvillimin ekonomik të Mitrovicës.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit