Qytetarët e Zveçanit që përballen me sëmundje të rënda ose kronike, si dhe prindërit e fëmijëve me probleme shëndetësore, nga sot mund të dorëzojnë kërkesën për subvencionimin e shpenzimeve të trajtimit mjekësor. Aplikimet janë të hapura deri më 4 korrik.
Siç është bërë e ditur nga Komuna e Zveçanit, të drejtë për subvencionim kanë qytetarët me probleme serioze shëndetësore, sëmundje kronike, si dhe fëmijët me pengesa në zhvillim dhe vështirësi psikologjike, veçanërisht nëse ndodhen në kushte të vështira ekonomike.
Përparësi do të kenë rastet e diagnostikimit të fundit me sëmundje malinje, si dhe ata që trajtohen në institucione private shëndetësore brenda ose jashtë vendit – nëse trajtimi nuk është i mundshëm në institucionet publike.
Qytetarët që dëshirojnë të aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
Kërkesën e plotësuar
Dokument identifikues të vlefshëm të Kosovës
Vërtetim nga mjeku specialist për gjendjen shëndetësore
Dëshmi për shpenzimet e trajtimit
Dëshmi për gjendjen ekonomike (merret nga Shërbimi Social)
Dëshmi nga banka me numrin e llogarisë (në emër të përfituesit ose anëtarit të familjes)
Nëse dokumentacioni dorëzohet për një anëtar të familjes, duhet të paraqitet edhe dëshmi për lidhjen familjare – certifikata e martesës për bashkëshortët, përkatësisht ekstrakti nga regjistri i lindjes për fëmijët.
Është e rëndësishme të theksohet se dokumentacioni nuk duhet të jetë më i vjetër se gjashtë muaj. Aplikimet dorëzohen personalisht, së bashku me të gjithë dokumentacionin, në Zyrën nr. 2 në ndërtesën e Komunës së Zveçanit.
Nga komuna u bëhet thirrje qytetarëve që të dorëzojnë të gjitha dokumentet e nevojshme, pasi kërkesat e paplota do të refuzohen automatikisht.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000