Dy zyrtarë amerikanë kanë njoftuar se ushtria amerikane ka zhvendosur një numër të madh avionësh për furnizim me karburant në Evropë, në mënyrë që t’i ofrohen opsione presidentit Donald Trump, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme sa vijnë e rritën.
Duke folur për Reuters, zyrtarët poashtu kanë thënë se aeroplanmbajtësja amerikane Nimitz ishte nisur drejt Lindjes së Mesme, në atë që njëri prej tyre e përshkroi si një dislokim të planifikuar më herët, transmeton Express. Dihet se Nimitz ka kapacitet për të mbajtur 5,000 personel dhe më shumë se 60 avionë, përfshirë avionë luftarakë.
Të gjitha këto dislokime, sugjerojnë se Shtetet e Bashkuara po forcojnë ndjeshëm fuqinë e tyre ajrore për operacione të mundshme të zgjatura, ndërkohë që Irani dhe Izraeli shkëmbejnë sulme ndaj njëra-tjetrës.
Ndëkrohë, edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, në një postim në X ka njoftuar se kishte urdhëruar dislokimin e aftësive mbrojtëse shtesë në Lindjen e Mesme, por nuk ka dhënë detaje specifike.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000