Otavë, 17.06.2025
Presidenti i Shteteve të Bashkuara është larguar papritur nga samiti i G7-ës që po zhvillohej në Kanada, duke ngritur spekulime mbi arsyet e këtij vendimi.
Mediat dhe zyrtarë ndërkombëtarë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, sugjeruan se ai ishte kthyer në Washington për të ndërhyrë në një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit.
Por presidenti amerikan, Donald Trump i ka mohuar këto raportime në një deklaratë të publikuar në platformën e tij Truth Social, ku shkroi:
”Presidenti që kërkon publicitet, Emmanuel Macron, gabimisht tha se lashë Samitin e G7 në Kanada për t’u kthyer në D.C. për të punuar për një ‘armëpushim’ mes Izraelit dhe Iranit. Gabim! Ai nuk ka asnjë ide pse jam tani në rrugë për në Washington, por me siguri nuk ka të bëjë me një armëpushim”.
Trump shtoi se arsyeja e kthimit është “diçka shumë më e madhe se kaq” dhe e mbylli deklaratën me fjalët: “Rrini gati!”
Pak orë më parë, ai kishte postuar një paralajmërim urgjent, duke shkruar:
”Të gjithë duhet të evakuojnë menjëherë Teheranin!”.
Këto zhvillime po ndodhin në një kohë tensionesh të shtuara në Lindjen e Mesme, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek nga afër situatën.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000